Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë procedoi penalisht dy shtetas që iu dhanë me qira dy mjete lundruese Jet Ski, dy shtetasve francezë, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për këtë aktivitet.
Sipas Policisë, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur dje, 8 korrik në Ksamil, ku një shtetas francez u dëmtua lehtë gjatë manovrave që kryente në det, me Jet Ski, pranë një tjetër mjeti lundrues Jet Ski që drejtohej nga vëllai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil.
Poolicia sqaroi se dy të rinjtë i kanë dhënë me qira, dy mjete lundruese Jet Ski, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti, dy vëllezërve francezë, shtetasve A. I. dhe I. I.
Shtetasi I. I., që u dëmtua gjatë manovrave me Jet Ski mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve për rastin, shërbimet e Policisë Kufitare bllokuan 2 mjetet lundruese dhe ndëshkuan pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit: A. Xh., me 2 masa administrative, secila me vlerën 100 000 lekë, për shkelje të neni 14/1/b të ligjit nr. 127/2020, “Mospasja e dokumentacionit në bord”, dhe të nenit 24/1/ç të ligjit nr. 43/2020, “Ushtrimi i veprimtarisë së operatorit detar të turizmit pa licencë/certifikatë përkatëse” dhe K. D., me masën administrative 100 000, për shkelje të neni 14/1/b të ligjit nr. 127/2020, “Mospasja e dokumentacionit në bord”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.(Klodi SARAÇINI).///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.