Niko Kuri, kandidati per deputet ne listen e PS, ka reaguar ne menyren e vet te permbajtur pas permendjes se fundi te emrit te tij ne nje emision televiziv nga kreu i PDIU-s Shpetim Idrizi.
“KUSH ËSHTË KRENAR PËR ORIGJINËN E TIJ, DI TË RESPEKTOJË EDHE ORIGJINËN E TJETRIT.-ka deklaruar Kuri, pa asnje lloj kompleksi.

“Ai që vërtet respekton origjinën e tij, di të respektojë edhe origjinën e tjetrit, të ndryshmen.
Krenaria që ndjej për origjinën time helene më imponon të respektoj edhe krenarinë edhe origjinën e çdo bashkëqytetari tim. Nuk do përgjigjem me fjalë, përgjigjem çdo ditë me vepra. Politikanëve profesionistë përgjigjen e duhur do ta japin bashkëqytetarët e nderuar më 25 prill!”.

Ndryshe nga disa figura publike nga minoriteti qe statuset e tyre i percjellin vetem ne gjuhen amtare , kandidati Niko Kuri, i kuotuar gjeresisht me respekt nga komuniteti i banoreve ne rajonin e Sarandes e me gjere, pikemapjen e tij te mesiperme e ka shoqeruar ne te dyja gjuhet::ate zyrtare shqip dhe ate amtare greke.
Deri me sot asnje nga kandidatet rivale per deputete te opozites nuk ka artikuluar asnjelloj kritike per mjekun Niko Kuri .Gjate nje prezantimi te kandidateve per deputete te PS ne Qarkun e Vlores, organizar ne stadiumin e lojerave me dore ne Sarande, mjeku i mirenjohur Kuri iu drejtua qytetareve se nuk do t’i braktiste ataa me sherbimin e tij ne spitalin e Sarandes. Porse do te ishte edhe zeri i tyre ne nje nivel me te larte, ate te Kuvedit te Shqiperise.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri