SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nikos Dendias-Edi Rama, bisedë telefonike, në fokus zhvillimet në rajon

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike mbi marrëdhëniet mes dy shteteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm grek, i cili me anë të një postimi në Twitter ka informuar ndjekësit për bisedën me kryeministrin Rama.

“Fola në telefon me kryeministrin Edi Rama. Marrëdhëniet dy palëshe dhe zhvillimet në rajon ishin fokusi i bisedimeve”, shkruan ministri i Jashtëm grek.

Biseda mes dy zyrtarëve të lartë vjen në një moment ku në Mesdhe është rritur tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. ///

error: