Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se ka nisur operacionin edhe helikopteri çek për shuarjen e zjarreve në disa zona të Shqipërisë.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, helikopteri pasi të furnizohet në Farkë do të vazhdojë operacionin sot në Thirre, Mirditë ku ende ka vatra aktive në një pjesë të zonave.
Ndërsa që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur operacioni me helikopterët Chinook të pajisur me kovat Bambi 10.000 litërshe, për neutralizimin e vatrës në fshatin Dukat ku situata është kritike, pasi era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, duke shtuar intensitetin e tyre dhe gjatë gjithë natës është operuar me forca edhe nga toka.
Gjithashtu do të vazhdojë puna edhe për fikjen e vatrave të tjera, në Gadishullin e Karaburunit dhe në zona të tjera./ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit