SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një ditë para çeljes së fushatës, Rama niset drejt Turqisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Turqi, ku do të takohet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

“News 24” raporton se kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat anti-Covid.

Raportohet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse.

Lëvizja e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ, që u hap dritën e gjelbër vaksinave ruse dhe kineze.

Vizita vjen një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri. Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën, ku mitingu i parë do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”.

Me pas takimet do te vazhdojnë në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.///

error: