SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një faleminderit nuk mjafton…

Nga Pirro NAÇI

Një faleminderit nuk mjafton…ndoshta edhe pse është një fjalë magjike me forcë të madhe. Dëgjova aq shumë këto ditë fjalën ‘’Faleminderit’’ nga të zgjedhurit, sa m’u duk se i ndryshuan jo vetëm shqiptimin por edhe ‘’kuptimin’’, nga ‘’Faleminderit’’ në ‘’FalemiEdit’’…

Zgjedhjet i përkasin popullit dhe demokracisë dhe jo autokracisë dhe egomonizmit… ‘’Shyqyr’’ që humbsit nuk u morën me ‘’të tretat’’ me ‘’të shtatat’’ me ‘’të dyzetat’’ të zgjedhjeve…Nuk do mbaronim kurë me rituale dhe fjalë që duhet ti lënë vendin veprave… Me këto takimet ‘’Falënderuese’’ sikur jemi futur qysh tani në një fazë tjetër, apo në një fushatë tjetër, atë të zgjedhjeve qëndrore!…

Një rrugë e dy punë!..Ose ose pa ‘’dashur’’ bëhet një përpjekje për ti ‘’shënjtëruar’’ kutitë e votimit… dhe ‘’trëndafilin magjik’’… që rritet dhe shumohet çuditërisht pa … ‘’ujë’’. Zgjedhjet lokale përveç anës pozitive kishin edhe anën tjetër të ‘’medaljes’’, atë të humorit dhe të sarkazmës, siç e shpreh edhe skica e sotme…///

error: