SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një mace me… katër veshë?!

 Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

“Kur e mora në krahë, ndodhi dashuri në shikim të parë. Ajo u mësua me ne dhe ne u mësuam me të”, tha Canis Döşemeci, pronarja e maces me emrin Midas.

Ajo tha se emrin maces ia vuri sipas mbretit të Frigjisë.

Döşemeci ka hapur për macen edhe një profil në rrjetet sociale, që kjo mace e veçantë të mund të shihet edhe nga njerëzit e tjerë,

Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë, në vend që t’i blejnë ato.

Duke folur për këtë fenomen, veterineri Reshat Nuri Aslan tha se kishte mbetur shumë i befasuar, kur pa macen për herë të parë dhe vuri në dukje se bëhet fjalë për një mutacion gjenetik shumë të rrallë./ATSH-AA///

error: