SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nje proteste nuk eshte ekskursion!

Nga Mentor KIKIA

Ata qe protestojne dhe vendosin te perplasen edhe dhunshem me qeverine, e marrin parasysh edhe pasojen!

Ata qe pergjigjen per te mbrojtur institucionet, policia ne kete rast, eshte e pergatitur/stervitur, fizikisht dhe psikologjikisht, per tu perballur ne menyre proporcionale edhe me turmat e dhunshme.

Edhe gazetaret qe mbulojne keto ngjarje, jane te vetedijshem per rrezikun qe ka kjo pune.

Te gjithe jane ne te drejten dhe detyren e tyre.

Shteti i ka te gjitha mundesite qe ti mposhte protestuesit, ti shtype, ti helmoje apo edhe ti vrase e ti djege. Por kjo nuk mund e nuk duhet te ndodhe. Me sakte nuk duhet te perseritet.

Sepse vertet mund te kete protestues e police te lenduar, por kjo nuk eshte nje lufte. Ata qe protestojne nuk jane armiq te atdheut.

Kjo eshte pjese e demokracise.

Ka protokolle ne perdorimin e mjeteve te dhunes, si pjese e reagimit proporcional te policise. Te pakten keshtu ndodh ne vendet demokratike.

Nje qeverie dhe nje partie, qe cdo 21 janar ben homazhe per viktimat qeveritare te nje proteste te dhunshme, nuk i shkon te krenohet me sasine e gazit lotsjelles qe hedh mbi protestuesit kunder saj.

Te pakten ne deklaratat publike duhet te jete e permbajtuar. Ska asgje ketu qe drejtuesit e policise te jene “krenare per punen e bere”.(Nga fq . ne fb e autorit)///

error: