SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një turiste austriake humb në Karaburun, Forcat e shpëtimit në kërkim të saj.

Një shtetase austriake, rreth 45 vjeç ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e së premtes ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit.

E njohur për terrenin e saj të ashpër dhe natyrën e egër, zona është kthyer shpeshherë në sfidë për vizitorët e papërgatitur duke përfshirë edhe raste të tilla si ky raportoi gazetari Marjus Seiti.

Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive. Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.

Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura.///

error: