Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i shoqëruar nga zëvendësministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Lefteris Ikonomu, ka zhvilluar sot një vizitë në burgun grek të Koridhialosit në Athinë. Manja shprehet se takuam një përfaqësi të të dënuarve shqiptarë mes tyre edhe gra të dënuara, me të cilët folëm hapur për kushtet dhe trajtimin e tyre në burgun e Koridhialos.

“Menaxhimi i sistemit të burgjeve ka problematikat e veta, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi, por ekziston vullneti i përbashkët për të garantuar standardet më të larta evropiane për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në të dy vendet tona”, tha Manja.

Ministri theksoi se u dakordësua për një axhendë të përbashkët për të punuar me programe edukimi dhe rehabilitimi me qëllim risocializimin dhe riintegrimin e tyre të shpejtë në shoqëri.//
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll