Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e efektivëve të RENEA-s, duke theksuar se ata janë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës, duke u vendosur në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
”RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë e janë kudo ku ka një rrezik ndaj rendit e sigurisë së qytetarëve”, u shpreh Rama duke sjellë pamje nga ky bashkëpunim.
Stërvitja e përbashkët nuk ka vetëm karakter praktik, por është pjesë e një procesi më të gjerë të ndërtimit të besimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy njësive elitë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri