Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm. Ne pranga është vendosur shtetasi Ardian Kola, i njohur për publikun si DJ Cherry.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia bën të ditur se më datë 19 qershor, ky shtetas po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë automjetin, por 38-vjeçari nnuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.
Njoftimi i policisë:-Në kuadër të operacionit “Road Guard 27”, ndalohet një shtetas, i dyshuar si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët