Ilirian Xhani, 57-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia e rëndë që kishte prekur pothuajse 70 % të trupit pasi baraka në të cilën po qëndronte u përfshi nga flakët.
57-vjeçari ishte me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Por nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë, pasi humbi jetën gjatë rrugës.
Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndëndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë të Sarandës, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI