Shkelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët në fluturim e sipër duke krijuar një gjendje ankthi dhe pasigurie të shtuar.
Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasagjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë, refuzuan të vinin maska gjatë fluturimit, që nisi nga Amsterdami.
Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët gjatë fluturimit.
Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.
Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.
“Ka fëmijë këtu” – kanë thirrur disa, me qëllim që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.