Në një takim me të rinjtë në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin Luan Hoti për kryetar bashkie, kreu i PD, Lulzim Basha tha se misioni i tij është që të largoje modelin e vjetër të qeverisjes dhe të rikthejë shpresat popullit. Në emër të largimit të këtij pushteti të korruptuar sipas tij, Basha ka hedhur në mënyrë simbolike një karrige në rrugë si për të treguar se “kështu do të rrëzojmë këtë qeveri”.
“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në yt dhe më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. -tha Basha.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit