– OBSH autorizoi sot vaksinën kineze antiCOVID-19 Sinovac-Coronavac për përdorimin emergjent, duke u dhënë vendeve, financuesve, agjencive të prokurimit dhe komuniteteve garancinë se kjo vaksinë përputhet me standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit, sipas faqes zyrtare të organizatës shëndetësore të Kombeve të Bashkuara.
“Botës i duhen dëshpërimisht sa më shumë vaksina kundër COVID-19, për t’iu përgjigjur kërkesave në të gjithë botën”, tha dr. Mariangela Simao, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e OBSH për Qasjen në Produktet për Shëndetin.
“Ne i nxisim prodhuesit të bëhen pjesë e COVAX, të ndajnë njohuritë dhe të dhënat e tyre, për të kontribuar në vënien nën kontroll të pandemisë”, shtoi ajo.
Vaksina është e prodhuar nga kompania me bazë në Pekin, Sinovac.///ATSH///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese