Rruga e Syrit të Kaltër, rreth 30 minuta larg nga Saranda, nuk do të jetë më problematike për turistët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bën të ditur se “kemi ndërhyrë për të zgjidhur infrastrukturën e një prej destinacioneve më të kërkuara në vend”.
“Rehabilitimi i kësaj rruge, përveç korsisë së makinave, përfshin korsi biçikletash dhe këmbësorësh, si dhe shtigje turistike. Po studiohet ndërtimi i parkimit jashtë saj dhe lëvizja në rrugë do të bëhet me tren elektrik”, – tha Klosi.


Ministri Klosi shprehet se “Syrit të Kaltër një nga perlat e rivierës shqiptare nuk i mungojnë vizitorët në asnjë stinë të vitit. Me shtrimin e rrugës, fluksi i tyre pritet të rritet. Shijonin peizazhin e gjelbër e të kaltër, si dhe ujërat e ftohtë të tij turistë nga Rusia, Brazili, Bosnja dhe vende të tjera”.
Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, (Bashkia Finiq) pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe dhe toka bujqësore. Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.


Syri i Kaltër tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI