Nga Suela SAJMOLI
Si do të jetë Saranda që duam?
Askush nuk e ka ‘monopolin’ e ‘formulës’. As ata ‘Sipër’ dhe as kandidati i PS për kryetar bashkie . Dhe ca më pak ata që e konsiderojnë bashkinë verbërisht si një domen vetëm për vete.

Duket se në këtë tollovi elektorale Oltion Çaçi i PS ‘i ka hyrë detit me këmbë’ dhe takon njerëz të çdo orientimi e formimi, të çdo moshe e statusi dhe mbledh këshilla e vërejtje si mund të bëhet puna më mirë e ku i dhëmb’ banorit. Dhe bën mirë se shumë banorë nuk e shohim dhe nuk duan ta shohin përbri ‘xhaketave të vjetra’. Se sytë e njerëzve janë lodhur shumë nga pritjet.

“Mirënjohje për çdo fjalë të mirë e këshillë me vlerë që vjen nga zemra dhe dashuria e banorëve të Sarandës për këtë qytet të mrekullueshëm. “- thotë kandidati Oltion Çaçi.
“Çdo ditë e imja do jetë me njerëzit për njerëzit, për të bashkëbiseduar, ndarë hallet dhe adresuar çdo problematikë me përgjegjësinë e misionit publik për një administrim më të mirë të qytetit për të gjithë.”-shprehet 42 vjeçari që duket se i sheh njerëzit në sy tani me guximin për t’i parë sërish në sy edhe nesër./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.