SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Olti, ‘’Qira-Frosini’’ dhe ‘’Qira-Turizmi’’.

Nga Pirro NAÇI

Për mua nuk ka rëndësi se nga është kandidati për kryetar bashkie në Sarandës.. Rëndësi ka se kujt ‘’do ti ngjajë’’ … Myftarit apo Aliut. Të dy këta tepelenllinjë, të mëdhenjtë e vilajetit të Janinës, bab e birë, mbetën në histori për shumë bëma …Por, njëra nga ato është jo vetëm e veçantë por na sjell ndër mend shumë dashuri shumë nostalgji shumë pathos dhe xhelozi. Nuk u bë thjesht një këngë popullore, por u shkruan novela e romane, opera dhe filma. Legjenda e saj valëzon dhe ‘’trubullon’’ ujërat e liqenit të Janinës çdo 11 janar, natën që u mbyti nga Pashai. Të gjitha këto për dashurinë ndaj një femre të bukur-‘’qira Frosinit’’ . Myftari e dashuroi për bukurinë, Aliu e mbyti për xhelozinë…

Nuk e di se sa pjesë të DNA-së së tyre ka të ‘’trashëguar’’ edhe Olti. Të kuptohemi vetëm ato ‘’substanca’’ të cilat mbeten të koduara në anën pozitive të trashëgimisë të telepenllinjëve… Sot nuk kemi as ‘’Qiria-Frosinin’’ dhe as ‘’Qiria-Vasiliqi’’, sot kemi shumë probleme të tjera të ‘’vilajetit’’ por më e rëndësishmaja dhe më e veçanta është ajo e ‘’Qira-Turizmit’’. Të paktën ta ‘’dashurojë’’ si Myftari … Se ‘’Porta e Lartë’’ nuk e ka për gjë të presë koka… Sulltani kishte katër vjet që i vinte vërdallë kokës së Aliut.

Ti, Olti, mos prit katër vjet… Është mirë që ditën e parë t’ja japësh këtë mundësi ‘’Portës së Lartë’’ të Tiranës…Turizmi dhe Saranada nuk mund të presin edhe një katër vjeçar. Turizmi dhe Saranda nuk është pronë as e Qeverisë dhe as e Ministrisë. Turizmi dhe Saranda është pronë e sarandjotëve, u përket atyre dhe ata duhet ta bëjnë.

Qeveria dhe Ministria e Turizmit thjesh duhet ta kuptojë që janë ‘’shërbëtorë’’ dhe jo pronarë të Turizmit dhe të Sarandës apo Bashkisë së saj. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më shumë rezultate do të kemi. Vëtëm këtë të bësh, ke bërë shumë për Sarandën…

Të paktën të ‘’shpëtosh’’ që ditën e parë jo vetëm kokën tënde por të të gjithë Sarandjotëve. Dhe kujdes ta keshë mirë me të gjithë ‘’suliotët’’ po do t’ja dalësh mbanë në Sarandë. ‘’Suliotët’’ janë simboli i qytetit, në kuptimin që në të futen të gjitha ‘’komunitetet’’, çamët, minoritarët, bregdetasit dhe lebërit…Me të gjithë këta mund ta ndërtosh…’’Vilajetin e Turizmit’’ të Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë./sarandaNews.al///

error: