Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi ka zhvilluar nje takim ne zyren e tij me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg. Fokusi takimit ka qene tek bashkepunimi ne fushat e turizmit dhe projektet e energjise si dhe promovimin e Sarandes.
“Kisha nderin dhe kënaqesinë të mirëprisja në zyrë Znj. Galit Peleg, Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri.
Në takim diskutuam mbi mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe projekte në fushën e energjisë. Me rëndësi të veçantë do të ishte rritja e promovimit të Sarandës si destinacion dhe rritja e fluksit të turistëve të ardhur nga Izraeli duke promovuar gjithashtu bashkëjetesën e harmoninë fetare duke e lidhur dhe me historinë. Në kuadër të kësaj prespektive zhvilluam vizitë në monumentin e Bazilikës- Sinagogës së qytetit ku ruhen ende gjurmët e mozaikëve me elemente të veçanta të kultit hebraik, ku më i veçanti mes tyre është shandani 7- krahësh (Menorahu)”, shkruan kryebashkiaku Oltion Çaçi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota