Kryebashkiaku Romeo Çakuli u takua së fundi me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokaster Dimitris Sacharidis. Takimi u realizua në klimën e marrjes së detyrës në krye të Bashkisë Finiq me 52 fshatra.
Mësohet se takimi u fokusua kryesisht çështje që kanë të bëjnë me Minoritetin etnik grek, censusin e ardhshëm, pronësinë, përthithjen e programeve evropiane me hallkë lidhëse trashëgiminë tonë të pasur kulturore.-thanë burime nga kjo Bashki.
Ne takimi ne mësipër u theksua edhe suksesi gjyqësor i kohëve të fundit për kullotat në fshatin Kostar. Çakuli përmendi nevojën imediate për mbështetje, për dhjetëra çështje te zhvatjes së pronave që janë në pritje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI