Nga Aristotel SPIRO
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve (UINL) në Tiranë, në tetor 2026. Një ngjarje me emër të madh dhe simbolikë ndërkombëtare… por që në dritën e realitetit shqiptar tingëllon tronditshëm ironike.
Sepse ndërkohë që Shqipëria do të paraqitet si qendër prestigjioze e noterisë botërore, 99% e noterëve shqiptarë nuk e zotërojnë as gjuhën shqipe, as drejtshkrimin, as formulimin e saktë juridik në dokumentet që prodhojnë.
Artikulli i mëposhtëm në gazetën SOT, shkruar nga Ilir Mborja, shpalos një problem thelbësor: kur ligji bie në provimin e gjuhës, bie edhe drejtësia vetë.
[
Lexo artikullin këtu: https://sot.com.al/…/kur-ligji-ngel-ne-provimin-e…/…]
Një sistem ku noteri shkruan pa drejtshkrim, si mbi një letër bakalli, apo ku formulime me ngarkesë juridike përkthehen në barbarizma të paqartë, nuk është thjesht problem stilistik. Është rrezik për qytetarin, për pronën, për drejtësinë.
Po, në Asamble nuk do të flitet shqip — kjo na ngushëlluaka! Por a mund të jemi të besueshëm për të pritur botën, kur nuk kemi as minimumin gjuhësor dhe profesional në një nga funksionet më të ndjeshme të shtetit?
Është koha për një provim real për gjuhën dhe për drejtësinë. Përndryshe, 2026-a ka për të na gjetur me fjalor ndërkombëtar, por me realitet kombëtar të përkthyer keq.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.