Nga Dom Gjergj META *)
Këto ditë, digjitalizimi i filmit “Lulëkuqe mbi mure”, duke i dhënë ngjyra, ka ngazëllyer shumëkënd si një arritje. Arritje e kujt? E teknologjisë sigurisht. Asgjë e re në këtë pikë. Teknologjia po na mahnit çdo ditë në fakt.
E kujt nga mosha ime nuk i kujtohet “Lulëkuqe mbi mure”? Në kohën kur të djelave mezi prisnim të ndizej televizioni ai film e ndonjë tjetër për ne fëmijët ishte një rast për të qëndruar të ngujuar para ekranit. Nuk kishim eglendisje të tjera veç lojës së futbollit për ne djemtë e topaluftash për vajzat. Le më pas kur Timo Flloko recitonte me pathos vargjet e Fan Nolit mbi kryengritjet e “katundarëve dhe punëtorëve” nga Shkodra e deri në Vlorë ndodhte që edhe entuziazmoheshim.

Ai film mëton tē jetë një “himn” ndaj rezistencës antifashiste. Deri këtu e domosdoshme që të rinjtë e fëmijët të edukohen me antifshizmin. Nga ana tjetër antifashizmi i atyre filmave ishte njëkohësisht himnizimi i komunzimit. Madje komunzimi shihej si i vetmi antifashizëm, kur në fakt ky është një manipulim historik. Thellë-thellë pra ai ishte një film propagandistik.

Në këtë pikë asgjë më shumë se sa filmi “Komisari i dritës” ku propaganda kishte si qëllim të identifikonte dritën e diturisë me dritën e partisë, madje të shënonte fillimet e arsimit në malësitë e Shqipërisë (lexo Mirditë!) me erën e re të komunizmit. Nga kjo pikëpamje të dy këta filma dhe të tjerë syresh përcjellin në thelbin e tyre vetëm ideologji. E kjo duhet thënë e përsëritur po aq herë sa ngazëllehemi me arritjet e tekonologjisë e cila në këtë rast është e pafajshme.///(* Titulli i Opinionit është vendosur nga redaksia e SarandaNews.al. Shkrimi, është marrë nga faqja në fb e autorit)
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.