SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

OPINION. VËZHGIM: Qendra e Sarandës, një gjetje absurde arkitektonike,një përçudnim.

Nga Shkëlqim HAJNO

Kur sheh “ndërtimin” e ri në sheshin kryesor dhe të vetëm në qendër të qytetit turistik të Sarandës, më saktë: në ISH SHESHIN “Nënë tereza”    financuar nga FSHZH në kuadër të një projekti të rijetësimit të integruar urban të këtij qyteti; pas një habije urbane të beftë, të lindin disa pyetje:

Në rashfin urbanistik, arkitektonik dhe social.

– Në një shesh relativisht të vogël të qytetit, ndryshe edhe qendra apo epiqendra  e tij, që, ka një histori (aq sa e ka) të banorëve të vet në breza; përse, duhej në mënyrë artificiale, të ngrihej një volum i tillë, në vend që të krijoheshin edhe më tepër hapësira të lira edhe ne drejtim të detit, i cili mund të rrokej nga syri që nga kjo qendër.?

-Përse lipsej një intensitet i tillë ndërtimor, apo, një agresivitet  me këtë ngrehinë?

-Arkitektura, medoemos duhet të flasë. Po kujt i flet kjo gjë e stërmadhe e bardhë, shkallë- shkallë si një piramidë, që ka mbirë bash në epiqendrën historike të qytetit, duke ‘vrarë’ raportet hapësinore publike?!

-Në dëgjesat parake publike, dikur në Bashki, nuk u fol për “gjetje” dhe prurje të tilla.

-Për çfar i marrin specialistët e FSHZH banorët e Sarandës,  me të gjitha shtresëzimet sociokulturore e historike? Mos i pandehin se janë ca eskimezë nomadë që, një ditë prej ditësh, befas,  u shfaqën buzë Gjirit të Sarandës?

-Doemos, investimet e projektit të cituar më sipër si në lagjen nr.4 (Kodër), me fasadat, mozaikët e rrugëve, janë të mirëpritura, POR, mos i fyeni banorët e Sarandës zotërinj, si më sipër, në këtë fare feje!

Ndaleni pak arrogancën dhe, në analizë të fundit, afishimi  në një tabelë i të dhënave të parashikuara me ligj edhe  për objektin e fokusuar më lart, nuk është një çështje fakultative, dhe, ca më pak, çështje qejfi e dëshire! //sarandaNews.al///

error: