Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim.
Sipas prokurorisë, nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Musta ka krijuar formalisht në qershor të vitit 2014 shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim”, teksa vijonte të ishte i punësuar tek shoqëria “Vëllezërit Hysaj”.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll