SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”/ Polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u godit nga ushtria britanike.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti “DEFENDER-21” të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s.

Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti./atsh///

error: