Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë sot vaksinimin e detyruar të popullsisë.
Në një prononcim për mediat pasi mori dozën e tretë, kreu i qeverisë bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen.
Rama tha se mund të vijë një moment që nënpunësit do të ndalohen të shkojnë në punë nëse nuk janë ta vaksinuar.
“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”. S’mundet dot që për shkak se një pjesë i bën karshllëk shëndetit të vet e të familjarëve unë nuk e kuptoj qartë nga gjithë cfarë po ndodh pas vaksinimit aq më tepër sot ku gjithë bota është e shqetësuar per variantin e ri por prapë së prapë është e sigurt që vaksina mbron”, u shpreh Rama.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit