Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë.
Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi. Ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë.
Fenomen i veçantë mbetet Saranda e cila ishte e privilegjuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Avokatët protestuan edhe pse gjykata e shkallës së parë nuk do të mbyllet në qytetin jugor. Ata protestojnë kundër shkrirjes së Administratives dhe Apelit në Gjirokastër.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.