– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, ne orët e mesditës. Në mënyrë të izoluar do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/36 | Diell |
| Kukës | 19/33 | Diell |
| Lezhë | 22/35 | Diell |
| Dibër | 20/32 | Diell |
| Durrës | 24/38 | Diell |
| Tiranë | 24/37 | Diell |
| Elbasan | 22/38 | Diell |
| Berat | 26/36 | Diell |
| Vlorë | 25/35 | Diell |
| Korçë | 17/28 | Diell |
| Gjirokastër | 25/36 | Diell |
| Sarandë | 21/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.