SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 12 tetor 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë në vend moti do të nisë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në mesditë do të marrin zhvillim vranësirat. Pas orëve të mesditës deri në orët e mesnatës – për shkak të kalimit të një sistemi frontal – reshjet e shiut fitojnë intensitet në të gjithë territorin. Ato bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar deri të lartë. Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve (por problematike mund të jenë reshjet edhe në vendndodhje të tjera të territorit).

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut hera herës e vrullshme dhe intensive në bregdet, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 6 ballë me lartësi vale deri në 3.5 metër.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/20Re shi/stuhi
Kukës11/20Re shi/stuhi
Lezhë13/20Re shi/stuhi
Dibër10/20Re shi/stuhi
Durrës16/21Re shi/stuhi
Tiranë18/22Re shi/stuhi
Elbasan16/22Re shi/stuhi
Berat14/21Re shi/stuhi
Vlorë15/21Re shi/stuhi
Korçë10/22Re shi/stuhi
Gjirokastër11/21Re shi/stuhi
Sarandë13/21Re shi/stuhi
error: