SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 13 korrik 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/38Diell
Kukës18/38Diell
Lezhë21/35Diell
Dibër17/36Diell
Durrës22/36Diell
Tiranë24/39Diell
Elbasan23/39Diell
Berat21/39Diell
Vlorë22/37Diell
Korçë17/36Diell
Gjirokastër18/38Diell
Sarandë23/35Diell
error: