SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 17 mars 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e nesërme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/13Diell shi
Kukës-1/8Diell shi
Lezhë7/12Diell shi
Dibër-2/6Diell shi/borë
Durrës7/14Diell shi
Tiranë6/14Diell shi
Elbasan4/13Diell shi
Berat2/14Diell shi
Vlorë6/14Diell shi
Korcë-1/8Diell shi/borë
Gjirokastër2/13Diell shi
Sarandë7/14Diell shi
error: