-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë perëndimore si rezultat i ndikimit të periferisë së Anticiklonit të Azoreve.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit si dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/15 | Diell |
| Kukës | 1/7 | Diell |
| Lezhë | 4/14 | Diell |
| Dibër | -1/6 | Diell |
| Durrës | 2/15 | Diell |
| Tiranë | 4/14 | Diell |
| Elbasan | 1/17 | Diell |
| Berat | 1/16 | Diell |
| Vlorë | 6/16 | Diell |
| Korçë | -2/4 | Diell |
| Gjirokastër | 0/13 | Diell |
| Sarandë | 5/16 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI