– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht në relieve kodrinore-malore si dhe kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët fillimisht në veriperëndim dhe në qendër.
Më pas në orët e mesditës reshjet do të shpërndahen në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar në pjesën lindore në orët e mbasdites. Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi dhe me rrahje deri në 12-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/29 | Diell re shi |
| Kukës | 17/28 | Diell re shi |
| Lezhë | 18/27 | Diell re shi |
| Dibër | 15/29 | Diell re shi |
| Durrës | 20/29 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/30 | Diell re shi |
| Elbasan | 19/29 | Diell re shi |
| Berat | 15/29 | Diell re shi |
| Vlorë | 18/28 | Diell re shi |
| Korcë | 12/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/32 | Diell re shi |
| Sarandë | 17/27 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri