SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 2 prill 2022

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e shtunë do të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot të vranët dhe reshje shiu.

Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8m/s dhe maksimale 13-18m/s duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 4 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/14Re shi
Kukës6/10Re shi /borë
Lezhë10/13Re shi
Dibër4/10Re shi /borë
Durrës8/14Re shi
Tiranë9/14Re shi
Elbasan8/13Re shi
Berat7/15Re shi
Vlorë11/16Re shi
Korçë4/10Re shi/ borë
Gjirokastër7/13Re shi
Sarandë8/14Re shi
error: