Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime me diell në pjesën jugore dhe qendrore.
Në zonën e veriut dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në veri parashikohen reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Në jug reshjet me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Përgjatë bregdetit me shpejtësi deri në 12-17 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/20 | Re shi |
| Kukës | 6/12 | Re shi |
| Lezhë | 12/20 | Re shi |
| Dibër | 3/13 | Re shi |
| Durrës | 12/22 | Re shi |
| Tiranë | 13/22 | Re shi |
| Elbasan | 10/20 | Re shi |
| Berat | 7/21 | Re shi |
| Vlorë | 11/21 | Re shi |
| Korçë | 7/10 | Re shi |
| Gjirokastër | 7/17 | Re shi |
| Sarandë | 11/20 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.