Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/40 | Diell |
| Kukës | 19/38 | Diell |
| Lezhë | 21/39 | Diell |
| Dibër | 20/36 | Diell |
| Durrës | 24/40 | Diell |
| Tiranë | 27/41 | Diell |
| Elbasan | 27/41 | Diell |
| Berat | 24/42 | Diell |
| Vlorë | 22/39 | Diell |
| Korçë | 21/37 | Diell |
| Gjirokastër | 18/40 | Diell |
| Sarandë | 20/37 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.