Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime.
Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/19 | re diell |
| Kukës | 5/12 | re diell |
| Lezhë | 8/18 | re diell |
| Dibër | 3/10 | re diell |
| Durrës | 9/20 | re diell |
| Tiranë | 9/19 | re diell |
| Elbasan | 11/20 | re diell |
| Berat | 8/20 | re diell |
| Vlorë | 10/20 | re diell shi |
| Korçë | 4/7 | re diell |
| Gjirokastër | 8/15 | re diell shi |
| Sarandë | 9/17 | re diell shi |
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?