SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshjet do jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijë bregdetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 deri 6 ballë.

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/14re shi rrufe
Kukës4/8re shi
Lezhë12/16re shi rrufe
Dibër2/10re shi
Durrës11/17re shi
Tiranë13/17re shi rrufe
Elbasan14/18re shi rrufe
Berat10/17re shi rrufe
Vlorë14/18re shi rrufe
Korçë6/9re shi
Gjirokastër7/13re shi rrufe
Sarandë13/17re shi
error: