SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 26 prill 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar pas orëve të mesditës do të ketë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale. Në relievet e larta malore në jug këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër9/17Re shi diell
Kukës6/14Re shi diell
Lezhë8/17Re shi diell
Dibër5/14Re shi diell
Durrës10/19Re shi diell
Tiranë10/20Re shi diell
Elbasan9/20Re shi diell
Berat7/20Re shi diell
Vlorë10/18Re shi diell
Korcë5/13Re shi diell
Gjirokastër7/17Re shi diell
Sarandë10/18Re shi diell
error: