Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme falë masave ajrore me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në pjesën veriore dhe bregdetare të vendit. Në zonën e veriperëndimit në pasdite reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, lokalisht stuhi.
Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje me shpejtësi mesatare 3-9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive dhe problematike që arrijnë 15-20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/18 | Re shi |
| Kukës | 12/18 | Re shi |
| Lezhë | 12/19 | Re shi |
| Dibër | 9/21 | Re shi |
| Durrës | 11/20 | Re shi |
| Tiranë | 13/19 | Re shi |
| Elbasan | 11/20 | Re shi |
| Berat | 9/22 | Re shi |
| Vlorë | 14/23 | Re shi |
| Korcë | 8/18 | Re shi |
| Gjirokastër | 8/21 | Re shi |
| Sarandë | 12/20 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët