SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 27 shtator 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Prej mesditës parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Vranësirat do të vijojnë të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 7-12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/21Shi
Kukës15/19Shi
Lezhë15/23Shi
Dibër13/18Shi
Durrës16/23Shi
Tiranë15/23Shi
Elbasan15/21Shi rrufe
Berat14/23Shi rrufe
Vlorë17/24Shi
Korçë12/18Shi
Gjirokastër11/24Shi rrufe
Sarandë17/24Shi
error: