– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare të deri ne mesatare. Në zonën qendrore dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera-herës deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – perëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 6-10 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/38 | Diell re |
| Kukës | 20/35 | Diell re |
| Lezhë | 22/36 | Diell re |
| Dibër | 18/34 | Diell re |
| Durrës | 23/36 | Diell re |
| Tiranë | 24/37 | Diell re |
| Elbasan | 23/37 | Diell re |
| Berat | 18/37 | Diell re |
| Vlorë | 22/36 | Diell |
| Korçë | 18/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
| Sarandë | 21/36 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit