Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave të dendura në relievet malore në lindje do ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale. Këto reshje lokalisht edhe në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina deri në 5-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/19 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 2/17 | Diell re kalimtare |
| Lezhë | 6/19 | Diell re kalimtare |
| Dibër | 2/16 | Diell re kalimtare |
| Durrës | 8/19 | Diell re kalimtare |
| Tiranë | 8/20 | Diell re kalimtare |
| Elbasan | 6/21 | Diell re kalimtare |
| Berat | 4/18 | Diell re kalimtare |
| Vlorë | 7/18 | Diell re kalimtare |
| Korçë | 3/15 | Diell re kalimtare |
| Gjirokastër | 4/18 | Diell re kalimtare |
| Sarandë | 6/19 | Diell re kalimtare |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll