SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 30 janar 2021

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e shtunë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të lagështa.

Mot parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë vendin, ndërsa prej mesditës do të ketë intervale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu intensive dhe rrebeshe kryesisht në veri e veriperëndim. Në pjesën tjetër të vendit, parashikohen reshje shiu deri mesatare me një kohëzgjatje prej orëve të para pas mesnatës deri paradite. Reshje borë me intensitete të dobët, do të ketë në lartësitë mbi 1600 m.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug me shpejtësi 1-8m/s dhe në mbrëmje deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1.5-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/11re shi diell
Kukës2/8re shi/bore
Lezhë5/16re shi diell
Dibër0/9re shi/bore
Durrës9/17re shi diell
Tiranë7/16re shi diell
Elbasan5/15re shi
Berat2/16re shi
Vlorë10/17re shi diell
Korçë1/8re shi/bore
Gjirokastër5/15re shi
Sarandë10/17re shi diell
error: