Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kryesisht të pakta, mesatare dhe hera herës deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi nga 1 deri në 6 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/15 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 1/7 | Diell re kalimtare |
| Lezhë | 2/14 | Diell re kalimtare |
| Dibër | 0/11 | Diell re kalimtare |
| Durrës | 6/17 | Diell re kalimtare |
| Tiranë | 6/18 | Diell re kalimtare |
| Elbasan | 5/17 | Diell re kalimtare |
| Berat | 1/17 | Diell re kalimtare |
| Vlorë | 5/16 | Diell re kalimtare |
| Korçë | -3/6 | Diell re kalimtare |
| Gjirokastër | -2/14 | Diell re kalimtare |
| Sarandë | 7/18 | Diell re kalimtare |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit