Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin deri në orët e mëngjesit. Më tej reshjet do të mbeten prezente gjatë ditës në pjesën lindore të vendit.
Do të ketë prezencë mjegulline lokale nga reshjet.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/18 | Re shi diell |
| Kukës | 8/12 | Re shi |
| Lezhë | 12/22 | Re shi diell |
| Dibër | 10/13 | Re shi |
| Durrës | 12/20 | Re shi diell |
| Tiranë | 12/19 | Re shi diell |
| Elbasan | 11/21 | Re shi diell |
| Berat | 13/20 | Re shi diell |
| Vlorë | 13/18 | Re shi diell |
| Korçë | 9/13 | Re shi |
| Gjirokastër | 8/18 | Re shi |
| Sarandë | 16/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese