
Shoqata Kulturore atdhetare “Labëria” zgjodhi së fundi drejtuesit e saj për një mandat të ri.
(RUSTEM DUKA, Drejtues per dy mandate i Shoqates ) )


(RUSTEM DUKA, kryetari Shoqates per dy mandatet e fundit )
Kryetari prej dy mandatesh Rustem Duka bëri një analizë të hollësisme për rolin dhe kotnributet e kësaj Shoqatë për rajonin e Sarandës, duke theksuar identitetin e saj në drejtim të veprimtarive promovuese për kontributet historike, patriotike dhe sociale të këtij komuniteti dhe të sfidave të sotme të integrimit.

(ASIM CANAJ, kryetar i zgjedhur i Shoqates )

(DAFINA ALLKUSHI, zevendeskryetare e Shoqates )
(DRITAN PEÇI , zvedeskryetar i Shoqates)

Duka vuri në dukje edhe risitë e punës së Shoqatës për çështje të ndjeshme sociale dhe humanizmin e solidritetin e saj pwr familje nw nevojw, etj, Në këtë analizë pune u theksua nevoja për riorganizimin edhe në Delvinë të Shoqatës “Labëria”, një qytet me komunitet historik e kontributor me tradita patriotike, kulturore e atdhetare.

(SINAN AHMETI, sekretar i Shoqates)
Artur Qëndro dhe Ajet Duka , me cilësinë e anëtarit të kryesisë, njeri biznesmen dhe tjetri artist i spikatur popullor, paraqitën nevojën e iniciativës për rorganizimin e Degës së Shoqatës në Delvinë, duke përmendur burokracitë e kryesisë qëndrore të shoqatës “Labëria” në Tiranë për këtë çështje.
Me vota unanime, kryesia e Shoqatës “Labëria” për Sarandën zgjodhi kryetarin e ri, Asim Canaj ( ish ushtarak i policise ne pension dhe zëvendëskryetarët: Dafina Allkushi ( mesuese, zv.kryetare e keshillit bashkiak) , Artur Qëndro (biznesmen )dhe Dritan Peçi.(biznesmen, keshilltar i keshillit bashkiak) Sekretar i Degës u rizgjodh, Sinan Ahmeti (drejtues i ansamblit popullor “Zeri i Bilbilit”) . Sipas burimeve zyrtare, Dega e Shoqatës “Labëria” për Sarandën u riorganizua mbi baza statutore e gjithpërfshirëse rreth 20 vite me parë me nismën e një grupi që kryesohej nga biznesmeni i njohur Hariz Mëma.


(HARIZ MEMA, pionier riorganizues i Shoqates)
Pas Mëmës , drejtimi i kësaj shoqate iu besua për dy mandate veprimtarit Rustem Duka i cili u dallua gjithashtu për përkushtim dhe frymë bashkëpunimi e gjithpërfshirje ./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI