SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 7 dhjetor 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Gradualisht pas mesditës reshjet e shiut ndërpriten përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës  perëndimore duke mbetur prezente vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 600 metër në verilindje dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në juglindje do ketë reshje bore.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja- veriperëndimi me shpejtësi 2 deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/11Re shi diell
Kukës4/7Re shi borë
Lezhë7/10Re shi diell
Dibër3/6Re shi borë
Durrës4/11Re shi diell
Tiranë6/11Re shi diell
Elbasan5/10Re shi
Berat5/11Re shi diell
Vlorë6/12Re shi
Korçë3/6Re shi borë
Gjirokastër4/13Re shi
Sarandë6/13Re shi diell
error: