SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 9 nëntor 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të një situate pasfrontale dhe masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta e lokalisht mesatare në orët e mbrëmjes. Parashikohet mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër12/17Diell
Kukës9/14Diell
Lezhë12/16Diell
Dibër7/15Diell
Durrës13/23Diell
Tiranë14/24Diell
Elbasan12/22Diell
Berat10/24Diell
Vlorë12/22Diell
Korçë7/14Diell
Gjirokastër6/21Diell
Sarandë12/22Diell
error: